Anthropic njofton zgjerimin e programit “Claude Startups”, i cili do të ofrojë mbështetje për një gamë më të gjerë kompanish start-up.
Kompanitë mund të aplikojnë nëse janë themeluar në pesë vitet e fundit ose kanë marrë financim në dy vitet e fundit. Anthropic shpreson se inteligjenca artificiale do të ndihmojë më shumë start-up-et të “shpejtojnë zbulimet shkencore, të krijojnë kategori të reja produktesh dhe të zhvillojnë biznesa më të afta”.
Në kuadrin e këtij programi, kompanitë e zgjedhura mund të përfitojnë deri në 7.000 dollarë vlera të produkteve dhe kredive “Claude”, përfshirë një kredi API të parë prej 1.000 dollarë dhe një vit falas të “Claude Team” me deri në pesë licenca Premium.
Kompania “Claude” bën të ditur se çdo start-up i aprovuar merr 1.000 dollarë kredi API, të cilat bëhen të disponueshme menjëherë pas aprovimit dhe skadojnë pas gjashtë muajsh. Pesë licenca Premium janë të disponueshme vetëm për kompanitë që janë të reja në “Claude Teams”.
Më gjërë, programi “Claude Startups” ofron avantazhe të rëndësishme, pasi aplikantët mund të përfitojnë edhe deri në 45.000 dollarë vlera ofruesh nga partnerët, si dhe deri në 100.000 dollarë kredi API shtesë përmes kompanive të kapitalit riskut (VC), kur kjo është e aplikueshme.
Përveç avantazheve financiare, Anthropic do të ofrojë gjithashtu seanca pune me ekipin e “Applied AI” për të diskutuar përdorimet praktike dhe kufizimet teknike të inteligjencës artificiale për bizneset e tyre.
Anthropic thekson se start-up-et mund të përdorin platformën e saj për të arritur një publik më të gjerë përmes konektorëve dhe plugin-eve, duke shërbyer si një impuls për produktet relevante. Gjithashtu, eventi fizik, si hackathon-et dhe takimet, mundësojnë krijimin e kontakteve mes themeluesve.
“Shumë kompani të shpejta që e kanë inteligjencën artificiale në thelb të biznesit kanë bashkuar forca me këtë program, dhe në këtë fazë të re, po e hapim atë për më shumë kompani”, përfundoi Anthropic.
Burimi: TechRadar.com

