Holo, një platformë e marketingut të bazuar në inteligjencë artificiale, ka mbledhur 5 milionë euro në një raund financimi fillestar për të zhvilluar më tej teknologjinë e saj të automatizimit të marketingut dhe për të arritur më shumë biznese të vogla. Raunidi ishte udhëhequr nga Market One Capital, me pjesëmarrjen e Silicon Gardens, FirstPick, Leonis Capital, NGL, Tekton Ventures dhe investitorëve individualë.
E themeluar nga Deividas Kovger dhe Aleksandras Urbanavicius, Holo synon të bëjë mjete të marketingut me bazë në inteligjencë artificiale më të aksesueshme për bizneset e vogla, duke u mundësuar atyre të menaxhojnë marketingun pa ekipe të dedikuara. Ekipi themelues përfshin edhe Karolis Vaiginis, i cili udhëheq pjesën e dizajnit, dhe drejtori i teknologjisë, Arnas Puidokas.
Holo kombinon planifikimin e marketingut me krijimin e përmbajtjes dhe menaxhimin e kampanjave në një platformë të vetme. Për të filluar, pronarët e bizneseve futin adresën së faqes së tyre në internet, duke lejuar sistemin të analizojë produktet ose shërbimet e tyre, identitetin e markës dhe stilin e komunikimit. Duke u bazuar në këto informacione dhe në qëllimet e biznesit, Holo krijon një plan marketingu që përcakton kanalet që duhet të përdoren, kampanjat që duhet të lançohen dhe aktivitetet që duhet të priorizohen.
Platforma kombinon modele të inteligjencës artificiale të palëve të treta me teknologjinë e saj, duke përfshirë një sistem që ruaj identifikimin e markës dhe stilin e komunikimit të çdo biznesi, një motor strategjik për planifikimin e marketingut dhe një sistem kreativ i cili është i informuar nga të dhënat e performancës nga miliona pjesë përmbajtje të kriera përmes platformës.
Holo arriti një të ardhur vjetore të përsëritur prej 5 milionë dollarë në 252 ditë, duke mbledhur më pak se 1 milion euro para këtij raundi. Aktualisht, platforma shërben më shumë se 20.000 biznese që paguajnë, në mbi 100 vende.
Financimi i ri do të përdoret për të zhvilluar më tej aftësitë e automatizimit të marketingut të Holo, për të arritur më shumë biznese të vogla dhe për të zgjeruar ekipin në Vilnius.
Burimi: Tech.eu

