Kompania start-up “HomeTruth” në fushën e teknologjisë për sektorin e pronave ka emëruar Graham Martin si Kryetar të Bordit, pas blerjes së një pjesë të aksioneve të kompanisë.
Themeluar nga Monty Munford, gazetar dhe sipërmarrës i Tech.eu, “HomeTruth” është një platformë teknologjike që ndihmon pronarët e shtëpive të kuptojnë, të mbrojnë dhe të menaxhojnë pronat e tyre përmes analizave dhe informacionit të përfituar nga teknologjia e inteligjencës artificiale.
Shikoni një intervistë të mëparshme me CEO-n e “HomeTruth”, Monty Munford.
Platforma kjo, mbledh dokumentet e pronës, regjistrat e mirëmbajtjes, garancitë dhe shpenzimet në një vend, duke ofruar këshilla personalizuar, alarme për riparime dhe shërbime, si dhe informacione mbi kostot e mundshme.
Kompania po krijon partneritete strategjike për të krijuar një ekosistem më transparent dhe të dobishëm për konsumatorët dhe për tregun e pronave.
Martin sjell me vete një përvojë të gjerë në zhvillimin e biznesit, udhëheqjen, strategjinë komerciale dhe ndërtimin e kompanive, duke u bazuar në iniciativa sipërmarrëse, investime dhe role këshilluese të nivelit të lartë.
Ai themeloi “Bonne Terre Limited”, kompaninë që posedonte licencën për “Sky Bet”, e cila u shit për 3.4 miliardë dollarë kompanisë “The Stars Group”.
Ai themeloi gjithashtu “Scotbet International”, e cila u rrit dhe u bë një nga kompanitë më të mëdha të lojrave në Skoci, dhe ishte kryetar i “Probability Games Corporation”, një kompani teknologjike e lojrave mobile, e cila u listua në tregun AIM të Londrës para se të blihej nga “GTECH”.
Martin gjithashtu krijoi kornizën ligjore të parë për lojërat online në ishullin Guernsey.
Eksperenca e tij komerciale dhe kuptimi i biznesit në zhvillim do të mbështeten në “HomeTruth” ndërsa ajo zhvillon teknologjinë e saj, zgjeron partneritetet dhe forcon pozicionin e saj në tregjet në zhvillim të teknologjisë për sektorin e pronave dhe të sigurimit të shtëpisë.
Monty Munford, CEO dhe bashkëthemelues i “HomeTruth”, tha:
“Graham sjell kombinimin e saktë të përvojës, gjykimit komercial dhe energjisë sipërmarrëse që “HomeTruth” ka nevojë në këtë fazë. Vendimi i tij për të investuar në biznes dhe për të marrë rolin e Kryetarit të Bordit është një mbështetje e fortë për atë që po ndërtojmë.”
Graham Martin, Kryetar i Bordit i “HomeTruth”, tha:
“”HomeTruth” ka identifikuar një hap të rëndësishëm në tregun e pronave dhe ka potencialin për të ndryshuar marrëdhënien që pronarët e shtëpive kanë me pronën e tyre, me të dhënat e saj dhe me mbrojtjen që e rrethojnë. Unë besoj se ekipi ka vizionin, vendosmërinë dhe mundësinë komerciale për të ndërtuar diçka me vlerë të vërtetë.”
Si Kryetar i Bordit, Martin do të punojë ngushtë me themeluesit e kompanisë, Jason Ryan dhe Monty Munford, për të përshpejtuar zhvillimin e produkteve, partneritetet komerciale dhe zgjerimin e tregut.
Burimi: Tech.eu

