Aeroporti i Beogradit “Nikola Tesla” shërbeu 962.032 pasagjerëve në muajin shtator, duke shënuar një rritje vjetore prej 6,3%. Numri i lëvizjeve të avionëve komercialë u rrit me 3,5%. Gjatë tre tremujorëve të parë, aeroporti i Beogradit priti 7.278.044 pasagjerë, duke shënuar një rritje prej 7%, ose 477.610 pasagjerë më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në një deklaratë, operatori i aeroportit, VINCI, tha: “Aeroporti i Beogradit konfirmoi dinamizmin dhe rolin e tij si një qendër rajonale, me një performancë të fortë në linjat ajrore për në Evropën Perëndimore”. Linjat ajrore më të mëdha në Beograd, sipas kapacitetit të vendeve të ofruara, shtator 2026, EX-YU Aviation News.
Burimi: EX-YU Aviation News

