Ministria e Ekonomisë e Kosovës* ka përfunduar ankandin e parë të energjisë së erës duke shpallur fitues kompaninë franceze Akuo Energy. Me projektin e saj prej 98 MW, kompania ofroi shitjen e energjisë elektrike për 75.94 euro për MWh.
Afër dy vjet pas thirrjes publike, Kosova* po përmbyll ankandin e saj të parë të energjisë së erës. Ministria e Energjisë bëri të ditur se Akuo Energy triumfoi në procesin konkurrues me një ofertë prej 75.94 euro për MWh. Për krahasim, çmimi fillestar ishte 80.2 euro për MWh.
Investimi në projektin prej 98 MW në komunën e Vushtrrisë llogaritet në 150 milionë euro, sipas të dhënave të përditësuara.
Një konsorcium i përbërë nga kompania gjermane Notus Energy dhe ajo vendase Stublla Energy ishte i vetmi që arriti të kualifikohej në listën e ngushtë. Ai ka paraqitur një ofertë prej 78.89 euro për MWh. Kompania turke Güri̇ş nuk ka kaluar fazën e vlerësimit financiar.
Lokacioni i Çičavicës ndodhet në afërsi të Prishtinës.
Nuk pati asnjë ankesë nga konkurrentët kundër përzgjedhjes së projektit Čičavica (Çiçavica) të kompanisë Akuo Energy, theksoi ministria.
Hapi i radhës është nënshkrimi i marrëveshjeve të projektit që përcaktojnë të drejtat dhe detyrimet e të gjitha palëve të përfshira.
Akuo Energy bëri të ditur se e ka zhvilluar projektin e energjisë së erës për më shumë se dhjetë vjet përpara se ta paraqiste atë në ankand. Vendndodhja është në veriperëndim të Prishtinës.
Kompleksi ka të drejtë për një marrëveshje 15-vjeçare për blerjen e energjisë (PPA) dhe kontratë për diferencë (CfD).
Kosova zhvilloi ankandin e saj të parë të energjisë së erës me mbështetjen e Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe LuxDev – Agjencisë së Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.
Gurthemel për ambiciet e Akuo Energy në Ballkanin Perëndimor
Akuo theksoi se ky është një moment historik për operacionet e saj në Kosovë* dhe ambiciet e saj në Ballkanin Perëndimor. Çiçavica pritet të bëhet projekti i saj më i madh i energjisë së erës në rajon.
Ankandi i radhës për energjinë e erës, me një kapacitet deri në 200 MW, është në fazë përgatitore. Fillimisht, të dyja këto projekte ishin planifikuar për një total prej 150 MW. Kosova* strehon katër impiante të energjisë së erës. Zatriqi, i njohur gjithashtu si Zatric ose Zatrić, hyri në punë rregullisht pak muaj më parë. Ai ka një kapacitet efektiv prej 70 MW.
Ankodi i parë për energjinë diellore u zhvillua në vitin 2024.
Burimi: Balkan Green Energy News

