Dy studentë gjermanë të kinematografisë, Moritz Henneberg dhe Julius Drost, kanë fituar një çmim “International Emmy” për dokumentarin e lor mbi vjedhjen e filmit të tyre të shkurtër me animacion, “Butty”. Filmi, i cili tregon historinë e një roboti shtëpiak që dëbohet pasi nuk arrin të kryejë siç duhet detyrën e tij, u vodh nga studenti amerikan Samuel Felinton, i cili e dërgoi atë në festivale nën një emër tjetër dhe fitoi çmime të shumta.
Henneberg dhe Drost krijuan filmin “Butty” si projektin e tyre të diplomës në universitet dhe ai u përhap me shpejtësi virale në YouTube pasi e publikuan në internet. Megjithatë, ata u tronditën kur zbuluan se Felinton e kishte shkarkuar filmin, kishte bërë ndryshime minimale dhe e kishte dorëzuar në festivale si punën e tij. Të dy krijuesit e filmit kërkuar këshillë juridike, por u tha se padia do të ishte një proces i kushtueshëm dhe i mundimshëm.
Në vend të kësaj, Henneberg dhe Drost vendosën t’i merrnin gjërat në dorë vetë dhe udhëtuar drejt SHBA-së për t’u përballur me Felinton. Ata filmuan udhëtimin e tyre, i cili u bë baza për dokumentarin e tyre, “The Talented Mr. F” (I talentuari z. F). Filmi ndjek dy themeluesit ndërsa përpiqen të kuptojnë pse Felinton vodhi punën e lor dhe se si arriti t’ia hidhte pa u lagur.
Felinton i shpjegoi Henneberg-ut dhe Drost-it se ai e kishte shkurtuar dhe “përmirësuar” filmin, dhe se kështu kishte arritur të kishte aq shumë sukses. Ai pranoi të transferonte çdo shpërblim monetar, madje të tre bënë një barbekju së bashku dhe luajtën një ndeshje basketbolli. Megjithatë, shumë shikues i akuzuan dy thellmuesit gjermanë se u treguan shumë të butë ndaj plagjiatorit, ndërsa të tjerë e lavdëruan qasjen e tyre.
“Nuk donim ta turpëronim publikisht apo ta ndëshkonim më shumë se ç’ishte e nevojshme”, tha Heneberg. “Dokumentari ynë ishte hakmarrje e mjaftueshme”. Titulli i dokumentarit, “Der talentierte Mister F”, është një lojë fjalësh me titullin e filmit “I talentuari zoti Ripli”, i cili tregon historinë e një djaloshi që merr identitetin e një trashëgimtari të pasur dhe përfundon i zhytur në një rrjetë gënjeshtrash, mashtrimesh dhe vrasjesh.
Felintoni dërgoi përfundimisht trofetë që kishte fituar te Henneberg dhe Drost, si dhe një shumë parash. Megjithatë, festivalet që kishin ndarë çmime për versionin e filmit të Felintonit janë distancuar nga kjo ngjarje, duke u shprehur se çmimi është dhënë tashmë dhe nuk mund të bëjnë asgjë për këtë çështje.
Skandali ka pasur një ndikim pozitiv te autorët origjinalë, pasi filmi i tyre i animuar ka tërhequr edhe më shumë vëmendje në YouTube që nga publikimi i dokumentarit në Gjermani në tetor të vitit 2025. Henneberg dhe Drost e kanë ngarkuar sërish filmin “Butty”, ndërsa në titrat e tij, falënderime të veçanta i jepen Samuel Felinton.
Dokumentari ka fituar disa çmime, përfshirë Çmimin Ndërkombëtar Emmy dhe Çmimin Grimme, një nga çmimet televizive më prestigjioze të Gjermanisë. Henneberg dhe Drost kanë një mesazh të qartë për krijuesit e rinj: "Mos u dekurajoni. Kini parasysh se diçka e tillë mund të ndodhë – por qëndroni krijues në mënyrën se si e trajtoni atë. Paditja kushton shtrenjtë dhe shpesh nuk sjell ndonjë dobi të madhe. Në vend të kësaj, tregojini botës se ju jeni autorët."

