zetë e shtatë organizata nismëtare të shërbimeve të përbashkëta të lidhjes së të dhënave për shërbimet e trafikut ajror (ACDLS) kanë nënshkruar kontratën e produktit për shërbimin e përbashkët të regjistrimit dhe ADS-C (LACS) me Konsorciumin Skylink, i cili përbëhet nga CS SOFT dhe ALTYS Technologies. Njoftimi u bë në një aktivitet të drejtuar nga Radek Procházka, kryetar i Bordit Ekzekutiv të DLS, në selinë e EUROCONTROL-it në Bruksel, në prani të dhjetëra ofruesve të shërbimeve të navigimit ajror, të pranishëm fizikisht dhe online.
Kjo kontratë shënon një gur kilometrik të rëndësishëm në vendosjen e një qasjeje më të integruar dhe të harmonizuar për shërbimet e lidhjeve të të dhënave në mbarë Evropën. LACS është produkti i parë i prokuruar së bashku nga anëtarët e ACDLS, duke i hapur rrugën zhvillimit të një kuadri të përbashkët evropian për ofrimin e shërbimeve të lidhjeve të të dhënave.
LACS do t’u sigurojë organizatave pjesëmarrëse një pikë të vetme hyrjeje për të gjitha raportet evropiane ADS-C ajër-tokë. Sistemi ADS-C (Mbikëqyrja e Varur e Automatikuar me Kontratë – *Automatic Dependent Surveillance – Contract*) u mundëson avionëve të transmetojnë automatikisht informacion operacional, duke përfshirë trajektoret e parashikuara të gjeneruara nga sistemet në bord, drejt sistemeve tokësore të shërbimeve të trafikut ajror, pa pasur nevojë për ndërveprimin e pilotit.
Duke zëvendësuar shkëmbimet e shumta individuale ajër-tokë me një shërbim të përbashkët, LACS do të zvogëlojë trafikun e rrjetit, do të optimizojë përdorimin e kapacitetit të kufizuar të komunikimit ajër-tokë dhe do të përmirësojë efikasitetin e operacioneve të lidhjes së të dhënave (datalink). Në këtë mënyrë, ai do të kontribuojë në synimet e EUROCONTROL-it për Trajektoren 2030 për një rrjet evropian të menaxhimit të trafikut ajror (ATM) më të integruar, më efikas dhe më rezistent.
Faza e ardhme e nismës ACDLS do të përqendrohet te krijimi i një Ofruesi të përbashkët evropian të Shërbimeve të Lidhjes së të Dhënave (DSP). Procesi i përzgjedhjes u lançua me publikimin e një ftese për tender më 2 nëntor 2026 dhe pritet të myllet me nënshkrimin e kontratës për DSP-në në tremujorin e parë të vitit 2028.
Furnizuesi i përzgjedhur do të ofrojë shërbime të lidhjes së të dhënave (datalink) për anëtarët e ACDLS-së brenda një kuadri të përbashkët operacional dhe të menaxhimit të shërbimeve, duke u mbështetur te produktet e siguruara përmes prokurimit të përbashkët, siç është LACS-i.
Mbështetja e zhvillimit të Menaxhimit të Trafikut Ajror në Evropë (ATM)
EUROCONTROL është njëkohësisht përdorues i shërbimeve të ACDLS-së përmes Qendrës së Kontrollit të Hapësirës Ajrore të Sipërme të Mastrihtit të EUROCONTROL-it (MUAC) dhe agjenti i përbashkët i prokurimit i kësaj nisme, duke mbështetur ofruesit pjesëmarrës të shërbimeve të navigimit ajror (ANSP), të cilët po udhëheqin zhvillimin e saj.
Përtej ngritjes së një ofruesi të përbashkët shërbimesh, ACDLS synon të forcojë performancën, rezistencën dhe qeverisjen e shërbimeve evropiane të lidhjes së të dhënave (datalink) përmes menaxhimit të përbashkët të shërbimeve, monitorimit të performancës dhe zhvillimit të koordinuar të tyre. Kjo qasje bashkëpunuese do t’u lejojë ofruesve të shërbimeve të navigimit ajror (ANSP) t’i adresojnë sfidat operacionale në mënyrë kolektive, të përshpejtojnë inovacionin dhe të përgatiten për aftësitë e ardhshme të lidhjes së të dhënave.
Nisma do të mbështasë gjithashtu vendosjen e infrastrukturës kurrizore tëRrjetit të Përbashkët të Komunikimeve Aeronautike Evropiane, do të zvogëlojë fragmentimin midis fushave kombëtare dhe do të lehtësojë ofrimin e shërbimeve të përbashkëta të certifikuara në përputhje me kërkesat rregullatore evropiane. Kjo do të sjellë efikasitet më të lartë, performancë të përmirësuar dhe kompleksitet të reduktuar operacional për ofruesit e shërbimeve të navigimit ajror (ANSP) pjesëmarrës.
Si mundësues kyç të Qiellit Dixhital Evropian SESAR, shërbimet e lidhjes së të dhënave (datalink) janë thelbësore për përmbushjen e kërkesave në rritje për kapacitet, efikasitet, qëndrueshmëri dhe rezistencë të menaxhimit të ardhshëm të trafikut ajror. Nënshkrimi i Kontratës së Produktit LACS përfaqëson një hap të parë të rëndësishëm drejt këtij qëllimi të përbashkët evropian.
Organizatat pjesëmarrëse në ACDLS janë gjithsej: Airnav Ireland, Shërbimet e Navigacionit Ajror të Republikës Çeke, Austro Control, Avinor, BULATSA, Croatia Control, DCA Qipro, DFS, DSNA, EANS, ENAIRE, ENAV, EUROCONTROL MUAC, FINTRAFFIC, HungaroControl, LFV, LGS, LPS, LVNL, MATS, NATS, NAVIAIR, NAV Portugal, Oro Navigacija, PANSA, ROMATSA, Skyguide dhe Slovenia Control.
Fotografi nga ngjarja e nënshkrimit të ACDLS LACS
Burimi: EUROCONTROL

