Çfarë ndodh kur një nga prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve në botë zbulon papritur një koncept me dy rrota? Ngrihesh në këmbë dhe i vë re. Toyota sapo ka zbuluar sekretin me motoçikletën e saj koncept BKE Concept.
Epo, ta quash motoçikletë është, për t’i rënë shkurt, disa hapa larg realitetit. Toyota e quan një “biçikletë elektrike” në dokumentet e veta. Kjo pajisje ka dy rrota, kjo është e sigurt, por ngjan më shumë me një trotinet të palosshëm, nga ata që mund të mblidhen për rreth 30 sekonda.
Në këtë mënyrë, ai bëhet aq i vogël sa të nxërë brenda bagazhit të një makine GR86. Dhe nëse nxë atëherë, ai do të përshtatej në pjesën e prapme të shumicës së makinave. Megjithatë, koncepti BKE nuk ka pedale, çka do të thotë se nuk do të kualifikohet si biçikletë elektrike në Amerikën e Veriut apo Evropë.
Toyota e ka projektuar atë si një “mjet shoqërues” kompakt për udhëtime të shkurtra, aktivitete në natyrë dhe lëvizje të kilometrit të fundit. BKE-ja mund të marrë gjithashtu energji nga prizat AC 110-voldëshe që gjenden në shumicën e automjeteve Toyota. Kjo e kthen efektivisht makinën që e mban atë në një stacion karikimi të lëvizshëm për biçikletën.
Sipas raportimeve, ideja nisi me një pyetje të thjeshtë: si mund të bëhen më të lehta për t’u përshtatur udhëtimet e shkurtra në jetën e përditshme? Toyota sheh shumë mundësi zbatimi, që nga udhëtimet për kamping dhe punët e shpejta, e deri te udhëtimet e kilometrit të fundit. Ajo madje sugjeron përdorimin e BKE-së si një motoçikletë boksi (pit bike) krah një modeli GR86.
Në thelb, BKE është ndërtuar rreth një ideje mjaft të thjeshtë: merrni një mjet më të madh për aq sa ju nevojitet, lëreni atë pas dhe përdorni një biçikletë elektrike kompakte për të përshkuar distancën e mbetur.
Ky koncept bëri debutimin e tij nën markën e ringjallur së fundmi të Toyota-s, Scion. Në vend që thjesht të ringjallë markën e çuditshme të veturave të fokusuara te të rinjtë që shumë amerikanë do t’a mbajnë mend, Toyota duket se ka një vizion dukshëm tjetër për rikthimin e saj.
Ajo e përshkruan Scion-in e ri si një “laborator lirie” – në thelb një hapësirë eksperimentale për ide dhe automjete të lëvizshmërisë që mund të mos përshtaten në gamën e saj tradicionale të automjeteve. BKE ishte një nga tre konceptet e paraqitura, krahas konceptit SxS, një mjet hibrid “side-by-side”, dhe kamionçinës shërbimore ultra-kompakte KEI-01.
KEI-01 është një mjet i vogël dhe mjaft interesant në llojin e tij. Ai vjen i pajisur me një motor me tre cilindra 660 cm³ të çiftuar me një kambio CVT, si dhe me sistemin standard të zgjedhshëm të katër rrotave lëvizëse (4×4), i cili përfshin një modalitet automatik dhe funksionin e bllokimit me buton. Kasa e tij e ngarkesës që paloset në tre drejtime mund të mbajë peshë deri në 272 kg (600 lb), ndërsa kabina e zgjeruar ofron një çati më të lartë, sedilje të lëvizshme dhe të rregullueshme, si dhe ngrohje dhe ajër të kondicionuar.
Shoqëruesi perfekt me katër rrota për konceptin BKE? Duke folur për këtë, Toyota ende po e klasifikon BKE-në si një koncept. Ajo nuk ka bërë publike fuqinë e motorit, kapacitetin e baterisë, distancën e pretenduar të udhëtimit, shpejtësinë maksimale apo peshën e përgjithshme të BKE-së. Nuk ka asnjë konfirmim për planet e prodhimit apo për një afat të mundshëm lançimi, ndaj edhe çmimi i mundshëm mbetet po aq i panjohur.
Por ia vlen të theksohet diçka këtu: ky nuk është thjesht një ushtrim marrëdhëniesh me publikun i krijuar për një panair automjetesh. Toyota pretendon se ekipi i saj ka kaluar vite duke zhvilluar, testuar dhe përsosur biçikletën elektrike të palosshme. Një ekip i përkushtuar inxhinierësh të shasisë dhe elektrikë e hequr në provë dizajnin në kushte reale, duke bërë përmirësime bazuar në përvojat e tyre dhe reagimet e përdoruesve.
Sipas raportimeve, kryetari i kompanisë Akio Toyoda i është bashkuar vetë programit të testimit. Dhe kur ai u ankua se u lag gjatë kalimit nëpër pellgje, inxhinierët u përgjigjën duke e pajisur biçikletën me një mbrojtëse balte më të madhe në pjesën e pasme. Kështu që duket se prodhuesi i automjeteve e ka seriozisht këtë punë.
Burimi: Toyota
Burimi: newatlas.com

