Kompania ajrore “Air Serbia” ka nxjerrë nga shërbimi avionin e tretë të modelit Airbus A319, me numër regjistrimi YU-APB. Ky avion, i cili është 22 vjeçar, u nis nga Beogradi dje për në Teesside, ndërsa fluturimi i fundit komercial u realizua më 8 shtator nga Tivat drejt Aeroportit “Nikola Tesla”. “Air Serbia” nisi një proces gradual të nxjerrjes nga shërbimi të avionëve të modelit A319 vitin e kaluar, duke hequr nga shërbimi avionin e parë të këtij modeli, me numër regjistrimi YU-APK. Më pas, u ndoq nga i dyti, YU-APD, në qershor të këtij viti. Kompania kombëtare planifikon të heqë plotësisht nga shërbimi të gjithë avionët A319 në një periudhë tre deri në pesë vjeçare, duke i zëvendësuar me avionë më të mëdhenj të modelit A320 dhe më shumë avionë të modelit Embraer E195. Të tre avionët A319 që janë hequr nga flota janë 21 ose 22 vjeçarë. Gjatë këtij viti, kompania ka marrë në shërbim tre avionë A320 dhe një E195. CEO i kompanisë, Jiri Marek, ka bëjnë të ditur se, përveç avionëve të rinj që priten të mbërritin, kompania po kërkon kapacitet të mëdha edhe për sezonin e verës së vitit 2027. Me pranimin e planifikuar të dy avionëve të tjerë, flota e “Embraer” e “Air Serbia” do të rritet në pesë, duke u kompletuar me katër avionë E190 të kompanisë “Bulgaria Air”, të cilët janë në qira deri në fund të sezonit të verës së vitit 2027. Ndërkohë, flota e avionëve A320 do të rritet në shtatë avionë. Duke komentuar për flotën e “Embraer” më herët këtë vit, zoti Marek ka theksuar: “Do të ketë një numër të konsiderueshëm të avionëve [E195]-E1 të disponueshëm në treg. Aktualisht, disa operatorë, përfshirë “Azul” dhe “JetBlue”, po heqin nga shërbimi avionët E1, ndërsa “LOT Polish Airlines” është e destinuar të kalojë në modelin A220, duke krijuar një disponueshmëri të favorshme në treg. Kjo për ne përfaqëson një mundësi ideale. Ky model na lejon jo vetëm të rrisim frekuencën e fluturimeve, por edhe të mbajmë linjat e hapura gjatë gjithë vitit. Duke u bazuar në sezonalitetin e fortë të rrjetit tonë, këto avionë na lejojnë të mbajmë shumicën e destinacioneve edhe gjatë sezonit të dimrit”. Për sa i përket avionëve A320, CEO-ja ka shtuar: “Futja në shërbim e më shumë avionëve A320 është pjesë e procesit të vazhdueshëm të rinovimit të flotës së “Air Serbia”. Ne po zëvendësojmë gradualisht modelet më të vjetër A319 me këto avionë, duke rritur numrin e vendeve të disponueshme dhe duke përmirësuar eficiencën operative. Qëllimi ynë është të zhvillojmë flotën në një mënyrë afatgjatë dhe të planifikuar, duke e përshtatur strukturën e saj nëpër kërkesat e tregut dhe rritjen e ardhshme të kompanisë. Ne do të vazhdojmë të mbështetemi në avionët e prodhuesit “Airbus”, me gjasë modelin A320ceo, pasi pritet që një numër i tyre të kthehen në treg në vitet e ardhshme me çmime të favorshme”. EX-YU Aviation News
Burimi: EX-YU Aviation News

