Qeveria britanike ka njoftuar shpenzime për më shumë se 1,000 dronë të vegjël për shërbimin ushtarak britanik, si pjesë e Planit të Investimeve për Mbrojtjen. Këto pajisje kompakte dhe të lehta janë prodhuar nga kompania Evolve Dynamics, e bazuar në Mbretërinë e Bashkuar, dhe janë krijuar për një shpërndarje të shpejtë.
Duke njoftuar planet e shpenzimeve dhe investimet, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka theksuar përdorimin e asaj që e quan si dronët e Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Rekonajsancës (ISR) si një hap përpara në zbulimin e kërcënimeve të reja.
Për më tepër, po investohen 400 milionë sterlina për të zëvendësuar sistemin ajror pa pilot Watchkeeper. Ky program i vëzhgimit me dronë është në funksion që nga viti 2014 dhe pritet të hihet jashtë shërbimit në vitin 2027.
Gjithsej, 1,025 dronë të vegjël po blihen në kuadër të një marrëveshjeje prej 16 milionë sterlinash, e cila përfshin marrëveshje me tre kompani të bazuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ndër këto kompani të vogla dhe të mesme është Evolve Dynamics, një kompani me seli në Hampshire, e cila po furnizon ushtrinë me 245 dronë FOXE-NATO. Dronët FOXE-NATO, që peshojnë më pak se 250 gramë dhe janë të pajisur me kamera infra të kuqe për përdorim natën, janë gjithashtu krijuar për një shpërndarje të shpejtë nga një shpinë ose çantë.
Ndërkohë, Marlborough Communications Limited, me seli në Surrey, Angli, po furnizon Ministrinë e Mbrojtjes me 670 dronë Skydio X10 INTL, të cilët janë gjithashtu të aftë për një shpërndarje të shpejtë dhe arrijnë shpejtësi deri në 45 milje në orë. Skydio është një kompani me seli në Kaliforni.
Më në fund, Brigantes Consulting dhe Harmattan AI, me seli në Exeter, po dorëzojnë 110 dronë SONORA. Këto janë pajisje stërvitjeje, për të përgaditur ushtarët për përdorimin e dronëve të gatshëm për përdorim në terren.
“Ushtarët tanë meritojnë teknologjinë më të mirë, dhe kjo është ajo që po ofrojmë”, tha Luke Pollard MP, Ministri e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar për Gatishmërinë dhe Industrinë.
“Që nga dronët e vegjël që i japin trupave një pamje të armikut, deri te AR5 që ofron komandantëve inteligjencë më të mirë në fushën e betejës, ne po transformojmë aftësinë e ushtrisë për të parë, kuptuar dhe vepruar së pari.”
“Ky është blerje për mbrojtje që mbështet industrinë britanike, krijon vende pune të kualifikuara dhe e mban Forcën Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar përpara kundërshtarëve tanë.”
Përveç shpenzimeve për dronët e vegjël të vëzhgimit dhe stërvitjes, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar një shpenzim prej 400 milionë sterlinash për një flotë dronësh të vëzhgimit Tekever AR5 (fillimisht gjashtë, duke u rritur në 24 deri në vitin 2029), të krijuar dhe të prodhuar për qëndrueshmëri. Këto pajisje tashmë kanë qenë në shërbim në Ukrainë.
“Jemi krenarë që po dorëzojmë AR5 në Ushtrinë Britanike në këtë moment kritik për sigurinë kombëtare”, tha Karl Brew, Drejtori i Përgjithshëm i Tekever UK. “Ky investim na lejon të rritim operacionet tona në Mbretërinë e Bashkuar, të krijojmë qindra vende pune të kualifikuara dhe të sjellim teknologjinë e vëzhgimit me teknologji të avancuar, e provuar në fushën e betejës në Ukrainë, në shërbim të forcave britanike.”
Këto njësi, të afta për të transportuar deri në 50 kg kamera dhe sensorë, po asamblohen në Swindon, Mbretëria e Bashkuar, dhe pritet të krijojnë 1,000 vende pune në vende të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë vende në Jug-Perëndim, Edinburg dhe Londër.
Burimi: TechRadar.com

