Kompania Wizz Air do të mbajë bazën e saj në Beograd gjatë sezonit të ardhshëm dimëror 2026/27, pasi Drejtoria Serbe e Aviacionit Civil ka shtyrë zyrtarisht zbatimin e rregullave të reja që rregullojnë operacionet e transportuesve ajrorë të huaj me gjashtë muaj, sipas kërkesës së Ministrisë së Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës së vendit. Në Udhëzimin e ndryshuar, Drejtoria shprehet: “Për shërbimet që ofrohen nga transportues ajrorë të huaj, të cilët, në datën që ky Udhëzim hyn në fuqi, fillojnë dhe përfundojnë në territorin e Republikës së Serbisë, dispozita e nenit 3(4) të këtij Udhëzimi do të zbatohet për aplikimet për aprovim që kanë të bëjnë me periudhat e trafikut që fillojnë më 28 mars 2027”. Data e rishikuar e zbatimit përkon me fillimin e sezonit veror të vitit 2027. Amendamenti është publikuar në Gazetën Zyrtare të Serbisë dje dhe hyn në fuqi sot. Neni i diskutueshëm 3(4) thotë: “Kur një marrëveshje ndërkombëtare lejon që linjat ajrore të palëve kontraktuese të ofrojnë shërbime publike të rregullta ajrore duke përdorur të drejta trafikimi të “tretë” dhe “të katërt”, aprovimi do të lërë në dorë fluturimet që fillojnë dhe përfundojnë në territorin e shtetit që ka autorizuar transportuesin ajror të huaj, ose brenda territorit të Bashkimit Evropian, nëse transportuesi i përmendur është një transportues ajror i BE”. Zbatimi i tij do të parandalonte që Wizz Air të kishte katër avionë e stacionuar në Beograd. Duke komentuar për këtë zhvillim, Zëvendës-Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës së Wizz Air, Owain James, tha: “Ky është rezultati i duhur për kolegët tanë e shkëlqyer në ekipin e Wizz Air në Beograd dhe, mbi të gjitha, për pasagjerët serb para sezonit të ardhshëm dimëror. Wizz Air qëndroi e vendosur sepse besuam se këto masa ishin të gabuara dhe të papajtueshme me detyrimet ndërkombëtare të Serbisë. Ne kemi bashkëpunuar me autoritetet serbe dhe institucionet evropiane, dhe BE-ja arriti në përfundimin se pozita e Wizz Air ishte e drejtë”. Ai shtoi: “Jemi gjithashtu shumë mirënjohës për mbështetjen e madhe që na është dhënë nga klientët tanë, nga të cilët më shumë se 25.000 nënshkruan peticionin në mbështetje të bazës sonë në Beograd. Ne jemi të kënaqur që e kuptuarja ka triumfuar, por është thelbësore për lidhjet e ardhshme të Serbisë dhe për konkurrencën e drejtë që pezullimi i këtyre masave të bëhet i përhershëm, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të investojmë në Serbi dhe të ofrojmë klientëve tanë serb udhëtime ajrore me çmime të përballueshme gjatë verës së vitit 2027 dhe më pas”. Wizz Air do të përballojë ende të njëjtat masa vitin e ardhshëm, nëse nuk zbatohen ndryshime ose vonesa të mëtejshme. Siç u raportua dje, zhvillimi ndodhi disa ditë pasi Komiteti i Përbashkët i Zonës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit (ECAA) u takua në Bruksel të martën dhe të mërkurën e kaluar, dhe debati mbi bazën e Wizz Air në Beograd u kuptua se u diskutua gjatë këtij takimi. Kjo çështje u diskutua edhe në bisedimet bilaterale ndërmjet përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe Serbisë në margjninë e këtij takimi. EX-YU Aviation News
Burimi: EX-YU Aviation News

