Një aeroplan Airbus A320 i kompanisë Air Serbia ka pësuar dëmtime pas një përplasjeje me një aeroplan të kompanisë easyJet në aeroportin Charles de Gaulle në Paris, mbrëmjeve të djeshme. Ngjarja ndodhi pas mbërritjes së aeroplanit në kryeqytetin francez. Aeroplani i Air Serbia, me numër regjistrimi YU-APS, pësoi dëmtime në pjesën e sipërme të krahut të djathtë, pasi u godit nga një pjesë e strukturës “sharklet” të aeroplanit të easyJet, gjatë manovrave në zonën e parkimit. Kompania Air Serbia bëri me dije se aeroplani ishte i stacionuar dhe po priste udhëzime të mëtejshme nga kontrolli i trafikut ajror. “Nuk janë raportuar lëndime në këtë incident. Të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të Air Serbia janë në siguri”, tha kompania. Aeroplani A320 është hequr nga shërbimi për një inspektim teknik të detajuar, ndërsa Air Serbia po bashkëpunon me autoritetet e aeroportit dhe palët e tjera relevante, ndërsa një hetim për rrethana të incidentit është duke u zhvilluar. Kompania tha se çdo ndikim i mundshëm në operacionet e saj të planifikuara do të bëhet i ditur pasi të përfundojë inspektimi. Një pasagjer që ishte në bordin e aeroplanit A320 i tha portalit EX-YU Aviation News se udhëtarët mbetën në aeroplan për gati dy orë pas incidentit. Njësiset zjarrfikëse dhe policia mbërritën në vendngjarje. Sipas pasagjerit, asnjëri nga ata që ndodheshin në bordin e aeroplanit nuk e ndjeu përplasjen dhe të gjithë ishin të pa lënduar. Ky incident ndodh pak më shumë se dy muaj pasi një aeroplan ATR 72-600 i Air Serbia, me numër regjistrimi YU-ASF, u dëmtua në aeroportin Nikola Tesla në Beograd. Ekuipimi i shërbimit në tokë i një operatori të jashtëm të shërbimeve ndihmëse u hodh në aeroplanin turboprop që ndodhej i parkuar më 28 korrik, ndërsa po ofroheshin shërbime për një linjë ajrore tjetër. Aeroplani ATR ende nuk është rikthyer në shërbim. Për shkak të shkallës së dëmtimit dhe riparimeve të nevojshme, pritet që aeroplani të mbetet i ndaluar nga shërbimi deri të paktën në fund të këtij muaji. EX-YU Aviation News
Burimi: EX-YU Aviation News

