Edelweiss Air do të vërë në dispozicion avionin e saj Airbus A350-900 me 339 vende në fluturime të përzgjedhura midis Cyrihut dhe Prishtinës gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Avioni me trup të gjerë do të operojë në këtë linjë më 18 dhe 19 dhjetor, pasuar nga dy fluturime radhazi më 1 janar, me nisje nga Cyrihu në orën 14:50 dhe 15:50. Nëse të dy fluturimet do të kryhen sipas orarit, pritet që dy avionë A350 të Edelweiss të ndodhen në pistën e Prishtinës në të njëjtën kohë për një periudhë të shkurtër. Avioni do të operojë gjithashtu një fluturim në këtë linjë më 8 janar. Avionët A350-900 të Edelweiss Air ofrojnë tridhjetë vende në klasin e biznesit, 63 në klasin premium ekonomik dhe 246 në klasin ekonomik. Vendet e klasit premium ekonomik shiten si klas ekonomik në këtë shërbim ndëreuropian. EX-YU Aviation News
Burimi: EX-YU Aviation News

