Air Serbia po kërkon të rrisë frekuencën e fluturimeve midis Beogradit dhe Lisbonës gjatë sezonit veror të vitit 2027. Transportuesi ajror kërkoi 1.178 slote në Aeroportin e Lisbonës, nga të cilat 359 iu alokuan në raundin fillestar. Alokimi, i cili mbulon si mbërritjet ashtu edhe nisjet, do të mundësonte një mesatare prej gati gjashtë rotacionesh javore gjatë sezonit veror 31-javor, një rritje kjo nga katër fluturime javore që ishin verën e kaluar. Frekuenca përfundimtare dhe ditët e operimit do të varen nga orari i publikuar i linjës ajrore. EX-YU Aviation News
Burimi: EX-YU Aviation News

