Firma e investimeve Eleven, një investitor në faza të hershme pas më shumë se 160 startupeve në të gjithë Evropën, ka arritur një mbyllje të parë prej 57 milionë eurosh për fondin e saj të katërt, ku Fondi Evropian i Investimeve (EIF) rikthehet si investitor kryesor për herë të tretë, së bashku me Bankën Helenike të Investimeve për Zhvillim (HDBI) dhe më shumë se 50 themelues e drejtues të cilët kanë ndërtuar vetë kompani të suksesshme.
Që nga viti 2012, Eleven ka mbështetur themeluesit e kompanive në fazat e hershme “pre-seed” dhe “seed”. Ekipi i platformës së fondit punon me çdo kompani të portofolit të tij në fushat që më së shpeshti përcaktojnë nëse një startup në fazën “seed” do të arrijë raundin e radhës të investimeve: përshtatshmëria e produktit me tregun, strategjia për hyrjen në treg, marka dhe pozicionimi, punësimi i anëtarëve të parë të ekipit drejtues, qeverisja e shkallëzueshme dhe mbledhja e fondeve.
Me prani në Sofje, Athinë, Varshavë dhe Stamboll (ndërsa Bukureshti pritet të pasoje herët vitin e ardhshëm), Eleven u ofron themeluesve akses të drejtpërdrejtë te klientët, partnerët dhe talentet në secilin treg. Kompania ka ngritur një zyrë të përhershme në Athinë dhe së shpejti do të hapë një të tillë në Varshavë. E gjithë kjo mbështetet nga #Oneof11, komuniteti i Eleven që përbëhet nga më shumë se 250 themelues, operatorë dhe mentorë.
Fond do të vazhdojë të udhëheqë raundet e financimit në fazën “pre-seed” dhe “seed” në të gjithë Evropën, duke ofruar çekun e parë prej 300,000 deri në 1.5 milionë euro, si dhe duke rezervuar deri në 5 milionë euro për çdo kompani për investime vijuese. Fondi parashikon të kryejë rreth 40 investime gjatë një periudhe pesëvjeçare, duke udhëhequr ose bashkë-udhëhequr raunde deri në 3 milionë euro dhe duke rezervuar të paktën 60 për qind të kapitalit për investime pasuese.
Portofoli i Eleven përfshin:
Gjenerata e ardhshme tashmë po shfaqet në Fondin III:
70 për qind e investitorëve të kufizuar (LP) ekzistues të ELEVEN janë riangazhuar në Fondin IV. Ata vijnë nga Bullgaria, Greqia, Turqia, Rumania, Britania e Madhe, Zvicra dhe SHBA. Shumë prej tyre janë vetë themelues kompanish, të cilët ofrojnë mentorim për portofolin, ndihmojnë në zgjerimin global, hapin dyer për bashkëpunim dhe bashkëinvestojnë krah për krah me fondin.
Ivaylo Simov, Partner Themelues në Eleven, u shpreh:
“Për ne, një fond i ri nuk është një fillim i ri. Ne kemi investuar vazhdimisht që nga viti 2012 dhe, krahas kësaj, kemi ndërtuar një ekosistem themeluesish, mentorësh dhe partnerësh tek të cilët kompanitë në fazat e hershme mund të mbështeten. Jemi në diskutime të avancuara me themelues që po ndërtojnë kompani në fushën e robotikës, energjisë, teknologjisë financiare (fintech) dhe inteligjencës artificiale të aplikuar, të cilat do t’i bëjmë publike gjatë muajve në vijim.
Kapitali i ri është më shumë karburant për atë që tashmë funksionon: mbështetjen e themeluesve të shkëlqyer dhe forcimin e ekosistemeve përreth tyre.”
Burimi: Tech.eu

