Ndërsa po i afrohemi fundit të nëntorit, tregjet e Krishtlindjeve kanë filluar të shfaqen në të gjithë Evropën, duke ofruar një atmosferë festive dhe mundësinë për të shijuar gatimet vendase. Me më shumë se 11.800 opsione për të zgjedhur, vendimi se ku të udhëtosh mund të jetë sfidues. Megjithatë, “European Best Destinations” ka shpallur tregjet më të mira të Krishtlindjeve në Evropë për vitin 2027, bazuar në 1.897.783 vota nga lexues anembanë botës.
Krajova, në jugperëndim të Rumanisë, ka zënë vendin e parë për herë të dytë, pasi më parë e ka fituar këtë titull dhe është renditur në tre vendet e para në pesë raste të tjera. Tregu, i cili do të jetë i hapur deri më 3 janar 2027, përfshin mbi 100 tregtarë që shesin ëmbëlsira tradicionale, dhurata të punuara me dorë dhe ushqime të shpejta. Vizitorët mund të shijojnë gjithashtu “Tokën e Babagjyshit”, e cila përfshin slitën ruse dhe një rrotë panoramike, si dhe një pemë të madhe të Krishtlindjes me një tren miniatural që transporton dhurata nëpër degët e saj.
Riga në Letoni u rendit e dyta, e njohur për dritat mbresëlënëse të Krishtlindjeve. Tregu ofron një gamë dhuratash tradicionale, duke përfshirë doreza me motive që simbolizojnë perëndi të ndryshme. Kryeqyteti i Bullgarisë, Sofja, zuri vendin e tretë, me tregun e saj përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës, i cili përfshin një pistë të madhe patinazhi dhe mbi 90 stenda.
Tregje të tjera të njohura të Krishtlindjeve në Evropë përfshijnë atë të Trierit në Gjermani, i cili u rendit i 14-ti, pavarësisht se është vendlindja e traditës së tregjeve të Krishtlindjeve. Tregu i famshëm botëror i Grykës së Ravenës, biletat e të cilit shiten të gjitha çdo vit, u rendit i 17-ti, i ndjekur nga afër nga ai i Dresdenit. 10 tregjet kryesore të Krishtlindjeve në Evropë për vitin 2027 janë:
1. Krajovë, Rumani 2. Riga, Letoni 3. Sofje, Bullgari 4. Wonderland Lisboa, Portugali 5. Asti-Govone dhe San Damiano d’Asti, Piemonte, Itali 6. Salamanka, Spanjë 7. Valkenburg, Holandë 8. Montbeliard, Francë 9. Debrecen, Hungari 10. Bryzh, Belgjikë
Burimi: Euronews

