Trembëdhjetë restorante janë renditur në krye të listës së La Liste për vitin 2027, ku shtatë prej tyre ndodhen në Evropë. Kjo listë, e cila përpilohet duke kombinuar vlerësimet e kritikëve të ushqimit, guidave të restoranteve dhe blogerëve me recensionet online të mysafirëve, përfshin vetëm 13 restorante që kanë arritur vlerësimin më të lartë prej 99.5 pikësh.
Restorantet më të vlerësuara në Evropë përfshijnë dy në Francë, një në Zvicër, një në Itali, një në Suedi, një në Spanjë dhe një në Gjermani. Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i LaListe, Philippe Faure, u shpreh se “gastronomia e shkëlqyer nuk përcaktohet nga madhësia e faturës”, duke vënë në dukje faktin se shumë prej restoranteve më të vlerësuara në Evropë ofrojnë ushqim me çmime të arsyeshme.
Në Francë, L’Assiette Champenoise, një restorant me tre yje Michelin në Tinqueux, është shtuar në grupin e parë, ndërsa Frantzén, një restorant me tre yje Michelin në Stokholm të Suedisë, është rikthyer në listë. Cheval Blanc nga Peter Knogl në Bazel të Zvicrës, gjithashtu ka tre yje Michelin dhe ofron një ndërthurje unike të kuzhinës së lartë franceze, me ndikime mesdhetare dhe aziatike.
Restorantet e tjera më të vlerësuara në Evropë përfshijnë “Da Vittorio” në Brusaporto të Italisë, i cili mban tre yje Michelin dhe ofron disa menu degustimi; “Martín Berasategui” në Lasarte të Spanjës, i cili ka tre yje Michelin dhe shërben kuzhinë baske; si dhe “Schwarzwaldstube” në Baiersbronn të Gjermanisë, i cili ruan vlerësimin me tre yje Michelin që nga viti 1993 dhe ofron kuzhinë franceze me një qasje moderne.
Jashtë Evropës, SHBA-ja dhe Japonia kanë nga dy restorane në listë, ndërsa Makao dhe Hong-Kongu kanë nga një secila. Restorantet e SHBA-së në këtë listë janë Le Bernardin në Nju-Jork dhe SingleThread në Healdsburg të Kalifornisë, ndërsa restorantet japoneze janë Matsukawa në Tokio dhe Sushi Saito në Tokio. Lung King Heen në Hong-Kong është i vetmi restoran nga Makao në listë.
Burimi: Euronews

