Kompania finlandeze e teknologjisë së thellë, Vensum Power, ka mbledhur 9 milionë euro në një raund financimi të fazës A, i udhëhequr nga Lifeline Ventures, Larsen & Toubro Group dhe Eviny Ventures. Investimi do të mbështetë prodhimin masiv të teknologjisë së konvertimit të energjisë dhe zgjerimin në qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale (AI). Financimi i ri e çon kapitalin total të mbledhur nga Vensum Power në 15.2 milionë euro.
Vensum Power zhvillon një platformë të konvertimit të energjisë të bazuar në softuer, e cila është krijuar për të përmirësuar eficiencën energjetike duke ulur humjet e energjisë elektrike gjatë konvertimit. Teknologjia e saj është e destinuar për aplikacione, përfshirë karikimin e autombilit elektrik (EV), sistemet e ruajtjes së energjisë dhe rrjetet e korrentit të zramë (DC).
Ndërsa kërkesa për energji elektrike vazhdon të rritet, ulja e humjeve të energjisë gjatë konvertimit po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Vensum Power synon të zgjidhe këtë sfidë përmes qasjes së saj të bazuar në softuer, e cila i lejon konvertuesve të saj të ruajnë një eficiencë të lartë, edhe kur ngarkimet elektrike ndryshojnë shpejt, duke ndihmuar në përdorimin më efektiv të kapacitetit të disponueshëm të energjisë.
Kompania synon gjithashtu qendrat e të dhënave të AI, ku rritja e kërkesës për energji elektrike dhe disponueshmëria e limituar e energjisë po krijojnë sfida shtesë. Teknologjia e saj synon të përmirësojë eficiencën e furnizimit me energji elektrike për infrastrukturën e kompjuterit, duke ndihmuar qendrat e të dhënave të përdorin më mirë kapacitetin e tyre ekzistues të energjisë.
Sipas Peter Nisula, CEO i Vensum Power, ky financim shënon tranzicionin e kompanisë nga zhvillimi i teknologjisë në prodhimin në shkallë industriale, duke hapur njëkohësisht mundësi për të aplikuar teknologjinë e saj në qendrat e të dhënave të AI.
“Në qendrat e të dhënave, pyetja nuk është më vetëm sa i fuqishëm është çipi, por sa eficientësisht energjia elektrike arritet te ai. Falë qasjes së bazuar në softuer, konvertuesit tanë operojnë vazhdimisht me një eficiencë shumë të lartë, edhe me ngarkime që ndryshojnë shpejt,” tha Nisula.
Me kapitalin e ri, Vensum Power planifikon të fillojë prodhimin masiv të platformës së konvertimit të energjisë në vitin 2027, duke u fokusuar në karikimin e autombilit elektrik, sistemet e ruajtjes së energjisë dhe rrjetet e korrentit të zramë (DC), ndërsa do të zgjerojë teknologjinë e saj në tregun e qendrave të të dhënave të AI.
Burimi: Tech.eu

