Lajm i fundit: Një aeroplan Airbus A320 i kompanisë Air Serbia, me numër regjistrimi YU-ASF, u rikthy në shërbim të dielën, pas një përplasje me një aeroplan të kompanisë easyJet në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit, të premten mbrëmje. Aeroplani, i cili duket se nuk pësoi dëmtime të rëndësishme, u kthye nga Parisi në Beograd i zbrazët të shtunën dhe nisi të operojë të dielën, duke kryer fluturime ndërmjet Beogradit dhe Larnakës. Që atëherë, ka kryer fluturime edhe për në Barcelona dhe Shën Petersburg.
Burimi: EX-YU Aviation News

