Flydubai do të rifillojë fluturimet mes Dubait dhe Shkupit nga 1 prilli 2027, më shumë se shtatë vjet pasi ndërpreu operacionet si rezultat i pandemisë së koronavirusit. Shërbimet do të kryhen tre herë në javë, të hënave, të enjteve dhe të shtatë, nga terminali 3 i kompanisë Emirates Airlines në aeroportin e Dubait, duke mundësuar një përvojë më të butë të transferimit. Duke komentuar për rifillimin e shërbimit, CEO i Flydubai, Ghaith Al Ghaith, tha: “Lidhja është një pjesë kryesore e suksesit të Dubait si një qendër globale aviacioni. Duke lidhur tregjet që kanë lidhje direkte të limituara me Dubain, në Flydubai, ne gjithmonë kemi besuar se lidhja hap mundësi për turizmin, tregtinë dhe shkëmbimin kulturor. Gjithë këto vite, ne kemi lidhur shumë qytete që mëparshëm kishin lidhje direkte të limituara me Dubain dhe botën e gjerë. Kthimi i Shkupit shpërfaq këtë angazhim të vazhdueshëm”. Jeyhun Efendi, Zëvendës President i lartë i divizionit për Operacionet Komerciale dhe E-commerce në Flydubai, shtoi: “Evropa vazhdon të jetë një pjesë e rëndësishme e strategjisë sonë të rrjetit. Rifillimi i fluturimeve për në Shkup ofron klientëve tanë një zgjedhje dhe fleksibilitet më të madh, ndërkohë që ofron një opsion tërheqës udhëtimi me një ndalesë për udhëtarët për pushime, udhëtarët biznes dhe diasporën maqedonase nga Australia dhe Azia. Operacionet tona do të fillojnë me një shërbim tre herë në javë dhe jemi të bindur se kërkesa do të rritet ndërsa më shumë klientë do të përfitojnë nga oferta erheqëse e ndaljes në Dubai, duke u mundësuar lidhje më tej në qytet”. Kthimi i Flydubai në Shkup, i cili është në planë prej disa vitesh, shënon rifillimin e shërbimeve direkte mes Maqedonisë dhe Gjirit. Detaje të mëtejshme për fluturimet mund të gjenden këtu. (Burimi: EX-YU Aviation News)
Burimi: EX-YU Aviation News

