Microsoft e transformon Copilot nga një asistent në një agjent të përhershëm për vendin e punës.
Microsoft ka prezantuar një version të ri-projektuar të platformës së saj të inteligjencës artificiale, Copilot, e cila pretendon se kombinon chat, detyrat e deleguara dhe mjetet e kodimit në një përvojë të unifikuar aplikacioni për përdoruesit.
Kompania thotë se ky përditësim është krijuar për të lejuar individët dhe organizatat të shkallëzojnë inteligjencën artificiale në detyrat e përditshme dhe projektet afatgjata.
Tre aftësi të reja janë thelbësore për këtë lansim, duke përfshirë Home, Code dhe Autopilot, secila e krijuar për një lloj pune të ndryshme.
Mjeti Home bashkon dy mënyra ekzistuese, Chat për pyetje të shpejta dhe Cowork për detyrat që përdoruesit i deleguojnë plotësisht, në një pikë fillimi të përbashkët.
Word, Excel dhe PowerPoint tani funksionojnë brenda kësaj interfaqe, duke lejuar përdoruesit të hartojnë dokumente, buxhete dhe prezantime pa kaluar nga një aplikacion në tjetrin.
Në këto dokumente, Copilot është tani i bazuar në Fabric IQ, duke nxjerrë kontekst nga më shumë se 20 milionë modele semantike të ndërtuara në Power BI.
Redaktimet e bëra nga kolegët ose nga vetë asistenti shfaqen në kohë reale, kështu që progreset mbeten të sinkronizuara në një skedar të përbashkët.
Një regjistër i ri i plugin-ave do të lejojë organizatat të menaxhojnë plugin-et e Microsoft, të partnerëve dhe të kriera nga vetë, nga një katalog qendror, duke filluar këtë muaj.
Zhvilluesit e pavarur dhe partnerët gjithashtu mund të publikojnë plugin-e një herë për t’u përdorur nëpër sipërfaqe të ndryshme të Copilot, nën këtë sistem të ri të regjistrimit.
Mjeti Code lejon që përdoruesit që nuk janë programues të përshkruajnë një aplikacion, një sistem ndjekje ose një dashboard në një gjuhë të thjeshtë dhe të shohin atë të kriuar automatikisht.
Ky veçanësi funksionon në të njëjtën teknologji themelore që përdoret në GitHub Copilot dhe mund të miksohet brenda sistemeve të vetë kompanisë.
Autopilot, shtimi i tretë, është një agjent i përhershëm i aftë të kryejë detyra që përsëriten pa nevojë për një udhëzim të ri çdo herë.
Ai mund të kryejë rishikime të furnizuesve ose procese të ngjashme me shumë faza, të krijojë orare, të kontaktojë me palët e interesuara dhe të ndjekë çështjet e paplotë pavarësisht.
Për shkak se funksionon vazhdimisht në cloud, puna mund të vazgdojë vonë gjatë natës ose në çdo moment që vëmendja e një personi shkon në një vend tjetër.
Një veçanësi e lidhur, e quajtur Today, do të hyjë në një fazë paraprake private në muajin e ardhshëm, duke përmbledhur mesazhet e humbura dhe detyrat në pritje nëpër postë dhe chat.
Microsoft po lidh gjithashtu kontrollin e shpenzimeve me këto mjete përmes një sistemi që e quan FinOps për AI, duke lejuar administratorët të ndjekin përdorimin.
Administratorët mund të vendosin kufizime të shpenzimeve, të aprovojnë kërkesat për kredi dhe të kufizojnë modelet e AI që ekipet e ndryshme kanë leje të përdorin çdo muaj.
Detyrat e përditshme, si përgjigjet e shpejta ose draftet e para, funksionojnë me një abonim me çmim të fiksuar, ndërsa veçoritë e agjentëve përdorin pagesë bazuar në përdorim.
Code, Cowork dhe Autopilot të gjitha hynë nën këtë model çmimi bazuar në përdorim, së bashku me modelet e avancuara që Microsoft i referohet si Astra dhe Fable.
Home dhe Code pritet të lansojnë përmes programit Frontier të Microsoft brenda javëve, ndërsa Autopilot hyn në fazën paraprake private deri në fund të muajit.
Microsoft nuk ka publikuar të dhëna të pavarura që tregojnë sa gjerësisht përdoren këto tre veçori, sa janë të saktë, ose sa kohë në fakt i kurrëjnë.
Burimi: TechRadar.com

