Kompania gjermane e teknologjisë së energjisë, 1KOMMA5°, ka arritur një vlerë prej 1.35 miliardë dollarë në raundin e fundit të financimit, ndërsa përgatitet të rrisë investimet në biznesin e saj të menaxhimit të energjisë të mbështetur nga inteligjenca artificiale (AI).
Kompania me bazë në Hamburg planifikon të investojë më shumë se 100 milionë euro në platformën e saj të AI për energji, Heartbeat, deri në vitin 2027.
Heartbeat AI është krijuar për të automatizuar proceset e menaxhimit të energjisë, përfshirë tregtimin e energjisë elektrike, faturimin dhe matjen, si pjesë e përqendrimit më të gjerë të kompanisë në elektrifikimin e shtëpisë.
1KOMMA5° po konsideron gjithashtu zgjerimin në Shtetet e Bashku vitin e ardhshëm, me CEO-n e saj, Philipp Schröder, që thekson interesin e fortë të investitorëve si faktor prapa këtij mundësie.
Duke folur për Reuters, Schröder tha:
“Ne po shqyrtojmë mundësinë e hyrjes në SHBA, sepse kemi parë sa shumë entuziazëm dhe interes ka nga ana e investitorëve.”
Kompania po vlerëson gjithashtu mundësinë e një oferte publike fillestare (IPO) në SHBA.
Sipas Schröder, performanca financiare e kompanisë në vitin 2027 do të jetë një faktor kyç për të përcaktuar nëse dhe kur të ndërmarrë një listim në bursë.
1KOMMA5° kishte ndërprerë planet për IPO-n e saj në SHBA në prill të vitit 2025, për shkak të pasigurisë në tregun, e lidhur me politikat e presidentit Donald Trump për energjinë e rinovueshme dhe tregtinë.
Në tetor të vitit të kaluar, 1KOMMA5° dorëzoi një ankesë në Komisionin Evropian për planet e qeverisë gjermane për të subvencionuar të paktën 20 GW të centralit të ri të energjisë nga gazrat, deri në vitin 2030.
Kompania argumentoi se subvencionet e propozuara do të përçarë konkurrencën, do të rrisnin kostot e energjisë elektrike dhe do të vendosnin në disavantazh zgjidhjet e decentralizuara të energjisë së rinovueshme, siç janë centralet virtuale të energjisë. Në atë kohë, ajo tha se tashmë po grumbullonte më shumë se 600 MW kapacitet fleksibël të energjisë përmes rrjetit të saj, me ambicie për të arritur 20 GW deri në vitin 2030.
Raundi i fundit i financimit dhe investimi i planifikuar në Heartbeat AI, pasqyrojnë përpjekjet e 1KOMMA5° për të zgjeruar teknologjinë e saj të menaxhimit të energjisë, ndërsa vlerësohen mundësitë për rritje ndërkombëtare dhe një listim i mundshëm në të ardhmen. Kompania riafirmoi muajin e kaluar se synon një të hyra prej rreth 750 milionë dollarë për vitin fiskal 2026.
Foto kryesore: Philipp Schröder, CEO. Copyright: Christoph Neumann.
Burimi: Tech.eu

