Air Serbia do të shtojë fluturime shtesë në linjën e sapohapur Nish – Vjenë gjatë periudhës së ardhshme të festave. Linja ajrore do të dyfishojë operacionet midis dy qyteteve në katër fluturime në javë, nga 22 dhjetori deri më 9 janar, me fluturime shtesë të martave dhe të shtunave, të cilat do t’i shtohen shërbimit ekzistues të së mërkurës dhe të së dielës. Transportuesi do të vazhdojë të përdorë avionin ATR72-600 në këtë linjë. Air Serbia i nisi operacionet midis dy qyteteve më 25 tetor, duke zëvendësuar Ryanair-in, i cili është tërhequr nga ky treg. EX-YU Aviation News
Burimi: EX-YU Aviation News

