EUROCONTROL dhe EASA, së bashku me palët e interesit në aviacion, kanë zhvilluar përbashkërisht dy përshkrime të rasteve të përdorimit për përdorimin e Dukshmërisë Elektronike (EC) për të rritur ndërgjegjësimin e pilotëve mbi trafikun dhe për të lehtësuar integrimin e dronëve në hapësirën ajrore të përbashkët. Rastet e përdorimit do të shërbejnë si kontribut në punën e përbashkët të vlerësimit dhe validimit të Dukshmërisë Elektronike të kryer në Evropë dhe synojnë të mbështesin sigurinë e aviacionit me dhe pa ekuipazh përmes zgjidhjeve me kosto të përballueshme, të ndërveprueshme dhe të harmonizuara.
Rasti i përdorimit për Dukshmërinë Elektronike nga Ajri në Ajër (Air-to-Air) shpjegon se si mjetet ajrore mund të përdorin sistemet e Dukshmërisë Elektronike për të detektuar dhe për t’u bërë të dukshme për njëra-tjetrën direkt gjatë fluturimit. Mjetet ajrore të pajisura me pajisje EC transmetojnë pozicionin e tyre dhe marrin informacione rreth mjeteve ajrore pranë, duke i ndihmuar pilotët të kuptojnë më mirë trafikun rrethues dhe të parandalojnë konfliktet. Kjo “pamje elektronike” apo “dukshmëri” shtesë e mjeteve ajrore pranë pritet të përmirësojë ndërgjegjësimin dhe sigurinë.
Puna e përbashkët ndërmjet EUROCONTROL dhe EASA ndihmon në krijimin e një qasjeje evropiane të konsistente ndaj Dukshmërisë Elektronike. Ajo synon të harmonizojë kërkesat në të gjithë Evropën, të nxisë adoptimin e teknologjive të ndërveprueshme dhe të mbështesë pilotët, operatorët, prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve me udhëzime të harmonizuara.
Rasti i përdorimit për Dukshmërinë Elektronike në hapësirën U-space pa ATC shpjegon se si mjetet ajrore me ekuipazh dhe dronët mund të ndajnë të njëjtën hapësirë ajrore në zona ku nuk ka shërbim të kontrollit të trafikut ajror (ATC). Mjetet ajrore me ekuipazh përdorin Dukshmërinë Elektronike nga e cila Ofruesit e Shërbimeve U-space (USSP) marrin informacion dhe ia kalojnë atë operatorëve të dronëve, në mënyrë që ata të jenë koshientë për mjetet ajrore pranë dhe të mund të marrin masat përkatëse për të shmangur çdo rrezik përplasjeje.
Dukshmëria Elektronike (EC) difinohet si një term ombrellë për teknologjitë që u mundësojnë mjeteve ajrore të detektohen elektronikisht në kohë reale, duke përmirësuar ndërgjegjësimin e situatës dhe duke reduktuar rreziqet e përplasjeve në ajër. EC rrit sigurinë duke i bërë mjetet ajrore, veçanërisht në Aviacionin E Përgjithshëm (General Aviation) dhe sistemet pa ekuipazh, të dukshme për njëra-tjetrën dhe për sistemet tokësore.
Burimi: EUROCONTROL

