Kompanitë ajrore Ryanair, Turkish Airlines dhe Lufthansa do të shënojnë ulje më të madhe të kapacitetit të ofertës, krahasuar me vitin e kaluar, në rajonin e ish-Jugosllavisë gjatë sezonit të ardhshëm dimëror, i cili fillon më 25 tetor dhe përfundon më 27 mars. Ryanair do të ofrojë 225.092 ulëse më pak, duke e çuar totalin e tyre nën një milion. Shumë nga kjo ulje vjen nga ndërprerja e operacioneve në Niš dhe nga pezullimi i fluturimeve për në Sarajevë gjatë sezonit dimëror. Turkish Airlines do të zvogëlojë kapacitetin me 75.029 ulëse, duke reduktuar shërbimet për në Podgoricë, Prishtinë, Shkup dhe Zagreb, dhe duke pezulluar fluturimet për në Tivat. Kapaciteti i Lufthansa do të ulet me 51.792 ulëse, pas pezullimit të përkohshëm të fluturimeve nga Mynih në Lubjlanë, ndërprerjes së shërbimeve nga Frankfurt në Shkup dhe reduktimit të linjave për në Zagreb. Përdorimi i avionëve më të mëdhenj në pjesë të tjera të rajonit do të kompensojë pjesërisht këtë rënie. Ryanair do të shkaktojë uljen më të madhe të kapacitetit si në Serbi ashtu edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në Kroaci, Lufthansa do të bëjë uljen më të madhe, kryesisht sepse fluturimet e saj nga Mynih në Zagreb do të kryhen nga Air Dolomiti, me kodin dhe numrat e fluturimit të kësaj kompanie, në janar dhe shkurt të vitit që vjen, ndërsa frekuenca e përgjithshme do të ulet në gjysmë gjatë asaj periudhe. Air Dolomiti do të shënojë uljen më të madhe në Slloveni. Kjo kompani ka operuar në emër të Lufthansa gjatë dimrit të kaluar, por nuk do të ofrojë fluturime për në Lubjlanë gjatë këtij dimri. Pas saj do të vijë Swiss. Vetë Lufthansa do të ofrojë më shumë ulëse në Slloveni sesa dimrit e kaluar, pavarësisht pezullimit të fluturimeve nga Mynih në Lubjlanë, falë përdorimit të avionëve më të mëdhenj të tipit Airbus A321 në linjën e saj nga Frankfurt. Lufthansa do të bëjë gjithashtu uljen më të madhe të kapacitetit në Maqedoni, pas ndërprerjes së shërbimit nga Frankfurt në Shkup këtë verë. Në Mal të Zi, Turkish Airlines do të shënojë uljen më të madhe, duke zvogëluar operacionet në Podgoricë dhe duke pezulluar fluturimet dimërore për në Tivat. Në Prishtinë, kompania vendore GP Aviation do të shënojë uljen më të madhe, pasi ka reduktuar rrjetin dhe frekuencën e fluturimeve, në kuadër të hapjes së bazës së Wizz Air në aeroport. EX-YU Aviation News
Burimi: EX-YU Aviation News

