Sipas një raporti, muaji shtator shënoi një rritje të fortë në financimet për sektorin e teknologjisë në Evropë, pas një gushti më të ngadaltë. Kompanitë siguruan 15.8 miliardë euro përmes 300 marrëveshjeve të financimit, krahasuar me 3.2 miliardë euro përmes 165 marrëveshjeve në gusht. Kjo përfaqëson një rritje prej afro 394% në vlerën e financimeve, ndërsa numri i marrëveshjeve u rrit rreth 82% krahasuar me muajin e kaluar.
Nga 300 marrëvesjet e nënshkruara në shtator, 25 kompani siguruan mbi 100 milionë euro secila, përfshirë tre raunde që kapërcejnë 1 miliard euro, të siguruara nga kompanitë Mistral dhe Nscale. Vlera e 34 marrëvesjeve të tjera mbetet e panjohur. Marrëveshja më e madhe e muajit erdhi nga kompania franceze e inteligjencës artificiale, Mistral, e cila siguroi 3 miliardë euro në një raund të tipit “Series D”, me një vlerë totale pas investimit që kapte mbi 21 miliardë euro.
Sektori i “cloud” (shërbimeve kompjuterike në internet) ishte sektori kryesor sipas vëllimit të investimeve në startupet e teknologjisë në Evropë në shtator 2026, duke kapur 35% të financimit total të muajit, ose 5.5 miliardë euro.
Mbretëria e Bashku e Britanisë (UK) u shndërrua në tregun kryesor për mbledhjen e fondeve në shtator, duke siguruar 7.3 miliardë euro përmes 65 transaksioneve.
Aktiviteti i shitjes dhe blerjes (exit) në ekosistemin e teknologjisë evropiane mbeti i lartë në shtator, me 39 transaksione të regjistruara gjatë muajit. Gjermania ishte tregu më aktiv, duke përfaqësuar tetë transaksione, ose rreth 21% të totalit, e ndjekur nga Franca me gjashtë. Mbretëria e Bashku dhe Suedia regjistruan nga tre transaksione.
Për të zbuluar më shumë detaje dhe analiza thellësisht, mund të shkarkoni versionin PDF të këtij raporti.
Burimi: Tech.eu

